E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sfilatë në Kryeministri, prezantohet koleksioni “Udhëtim në Perandorinë Osmane”

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Një mbrëmje ndryshe nga të tjerat ishte ajo e djeshmja për Bibliotekën e Kryeministrisë, ku modelet sfiluan duke prezantuar koleksionin e ri të stilistes së mirënjohur Mirela Nurçe.

Koleksioni i titulluar “Udhëtim në Perandorinë Osmane”, erdhi në kuadër të Ditës së Republikës së Turqisë, frymëzuar dhe bazuar në vlerat e trashëgimisë kulturore osmane në periudha kohe të ndryshme. Por gjithashtu stilistja është ngacmuar në krijimtarinë e saj edhe nga sitet arkeologjike, bukuritë e monumenteve kulturore të Turqisë.

“Udhëtim në Perëndorinë Osmane” si një ekspozitë lëvizëse në formën e fashion show. Krijimet e Mirela Nurçes u sollën me elegancë nga modelet e agjencisë së parë të modelingut në Shqipëri, “Grace models”.

Me këtë rast në Qendrën për Hapje e Dialog ishte i pranishëm edhe fotografi me famë ndërkombëtare Fadil Berisha.

Sfilatë në COD. Fotot nga Agim Dobi 1 nga 16

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›