E Shtunë, 31 Tetor 2026

ShBA transplantimi i fytyres 36 ore operim

Kirurget amerikane kane kryer transplantimin me te plote te nje fytyre deri me sot. Javen e kaluar ne nje operacion qe zgjati 36 ore nje ekip i perbere nga mbi 100 kirurge e infermiere ne Universitetin e Marylandit ne Qendren Mjekesore ne Baltimore kreu transplantimin e fytyres tek  Richard Norris nje 37-vjecar i cili kishte mbetur i shperfytyruar nga nje aksident me arme 15 vjet me pare.

Norris e morri fytyren e tij te re nga nje dhurues anonim i cili dhuroi gjithashtu zemren mushkerite melcine dhe nje veshke per 5 pacientet e tjere.

Operacioni ishte rezultat i nje pune kerkimore mjekesore 10 vjecare ne kuader te nje programi te financuar nga Pentagoni per te ndihmuar veteranet e lufterave ne Afganistan dhe Irak te plagosur nga lende shperthyese.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›