E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakaja gjermane, Guardiola të luaj me 1-8-1

Mediat gjermane vazhdimisht po mirren me analizat se si do të luaj Pep Guardiola me Bayernin këtë edicion. Numri i madh i lojtarëve kualitativ që ka në skuadër Pep Guardiola, ngre dyshimet se kush e meriton një vend në përbërjen e parë, e kush jo.

Vetëm në mesfushë janë 10 lojtarë tejet cilësor që do të garojnë për një vend në formacionin startues.

Gazeta "Bild" ka bërë formacionin 1-8-1 për Guardiolën ka ku paraqitur portierin Neuer në portë dhe 10 mesfushë cilësorë.

Në këtë formacion është edhe Shaqiri i cili po impresionon në ndeshjet miqësore për Bayernin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›