E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira deshton ne perpjekjet e saj vegjetariane

Perpjekja e kengetares Shakira per t'u bere vegjetariane ka deshtuar, pasi ka zgjatur vetem nje muaj! Krijuesja e hitit "Hips Don't Lie", thote se ajo eshte perpjekur ta largoje mishin nga ushqimi i saj, pasi ishte bere aq e afert me pulat sa kishte ndjere keqardhje per t'i ngrene ato. "Por kjo zgjati per nje muaj. U perpoqa, vertet u perpoqa, por tani kam hequr dore. Jetoja ne Spanje ne nje ferme dhe dikush me dha kater pula. U vura emer dhe ato u bene shume shoqe me mua. Mendova, 'Ok', tani nuk mund t'i ha me keto pula pasi kane emra dhe jane mikesha te mia. Dhe u bera vegjetariane. Nuk funksionoi, por pulat nuk i kam ngrene. Ato mbijetuan", ka thene Shakira.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›