E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha të reflektojë mbi letrën e Klinton

Deputeti Eduard Shalsi u shpreh se është për t’u ardhur keq për nivelin ku ka rënë diplomacia shqiptare, teksa ka shtuar se letra e dërguar nga ndihmës sekretari amerikan i shteti Philip Gordon, me kërkesë të Hillary Clinton, do të kishte përbërë një skandal në çdo shtet normal.

“Mënyra se si Sali Berisha drejton diplomacinë, përmes letrave të tilla anonime, tregon për një mungesë të theksuar serioziteti, për papërgjegjshmëri, për një sharlatanizëm, që po dëmton rëndë aspiratat e shqiptarëve. Vetëm Sali Berisha nuk e kupton se kur një ambasador shprehet për një çështje, ai nuk shpreh mendimin e vet personal, por përfaqëson qëndrimin e shtetit të tij”, u shpreh Shalsi.

Në fund të deklaratës, deputeti opozitar tha kryeministri Berisha duhet të reflektojë dhe të veprojë të paktën njëherë në mënyrë të përgjegjshme. “Të zgjidhë krizën politike, të heqë dorë nga kontrolli mbi gjykatat dhe të harrojë çmenduritë në raport me shërbimin informativ shqiptar”, vijoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›