E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Ja pse nuk duhen shitur 4 HEC-et

Partia Socialiste vijon së insistuari se privatizimi 4 HEC-eve është një gabim i madh dhe një veprim që shkon kundër interesave të shqiptarëve për të cilin, opozita depozitoi edhe një kallzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

Deputeti Eduard Shalsi nëpërmjet shifrave shpjegoi se perse nuk duhet te shitur apo privatizohen keto HEC-e.  

"Te 4 HEC-et kane nje fuqi te instaluar prej 78 MW-esh, dhe prodhojne mesatarisht rreth 400 milionë kwh ne vit qe duke u shumezuar me 2.2 leke ( qe eshte cmimi i vendosur nga ERE sipas tabeles bashkelidhur te tarifave te shitjes se energjise nga keto HEC-e) bejne 880 milionë lekë. Pra per te plotesuar sot nevojat e konsumatoreve shqiptare per rreth 400 milion kwh qeveria shqiptare shpenzon sot  880 milionë lekë ose rreth 6.4 milionë euro", tha deputeti socialist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›