E Martë, 3 Nëntor 2026

Shalsi: Koha për një raport të ri Parlament-KLSH. Nënkomisioni te Ekonomia nuk do të operojë mbi baza bipartizane

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, ku pritet të raportojë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet një marrëdhënie e re mes Parlamentit dhe KLSH-së.

Shalsi foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”.

“Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë. Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Shalsi.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›