Shalsi: Qeveria po pengon punimet në sheshin "Skënderbej"
Menjëherë pas matjeve të sheshit "Skënderbej" të realizuara prej Ministrisë së punëve publike dhe transporteve ka reaguar Partia Socialiste me anë të deputetit Eduart Shalsi i cili ka deklaruar se është mirë që qeveria të punojë për shpronësimet për ndërtimin e unazës së vogël dhe jo të fillojë punimet. Sipas Shalsit qeveria po pengon punimet duke hedhur para vetëm pak ditë para fillimeve të punimeve duke shtuar se shpronësimet do të ndihmonin trafikun kur të fillojnë punimet për sheshin "Skënderbej".
Sheshi "Skëndërbej" është kthyer në një mollë sherri midis qeverisë dhe bashkisë pasi kryeministri Berisha i kërkoi ministrisë së transporteve që të fillonte asfaltimin e sheshit sa më shpejt të ishte e mundur.