E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi i fundit Inter kerkon mrekulline 1 2 3 4 5 1 vote e merkure 13

Mes kërkimit të mrekullisë dhe qetësisë për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë, Inter dhe Reali i Madridit do të zbresin sot në mbrëmje në fushën e lojës për të siguruar gjysmëfinalet e Çampions.

Lexo të plotë ...   Barcelona në gjysmëfinale, Guardiola: Luajtëm seriozisht 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 13 prill 2011 Barcelona ka arshivuar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve duke mundur 1-0 Shaktar Donek në ndeshjen e kthimit të luajtur në Ukrainë.
Lexo të plotë ...   Man.UTD në gjysmëfinale, Ferguson feston, Ançeloti në rrezik 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 13 prill 2011 Trajneri i Mançester Unajtid, Aleks Ferguson shijon triumfin e skuadrës së tij, e cila ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pas suksesit 2-1 kundër, Çelsit në ndeshjen e kthimit.

Lexo të plotë ...   “Biri i erës”, Carl Lewis në garë për New Jersey 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 12 prill 2011 Dikur dominonte pistat në atletikën botërore, ndërsa tani kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në politikë. Carl Lewis i cilësuar si i “biri i erës” kur vraponte në pistë, ka nisur një tjetër garë në karrierën e tij, këtë herë për të fituar postin e senatorit të New Jersey.
Lexo të plotë ...   Qëllohet me pistoletë, Lionel Mesit i sulmohet familja 1 2 3 4 5 (3 vota) e martë , 12 prill 2011 Lionel Mesi po përgatitet me Barcelonën për të mbyllur me sukses katër përballjet kundër Realit te Madridit, por në momentin më të rëndësishëm të sezonit për talentin e futbollit botëror vijnë lajme të këqija. Shtëpia e tij në Buenos Aires ku jeton vëllai dhe e ëma e futbollistit është sulmuar me armë mbrëmjen e së hënës.

Lexo të plotë ...   “Do blej Ronaldon”, synimet e Milanit për kampionatin 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 12 prill 2011 Milan vazhdon të kryesojë kampionatin italian, ndërsa tani kuqezinjtë kanë një motiv më shumë për të fituar titullin kampion në Seria A. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon i cili është futur në orbitën e një prej skuadrave më të mira në botë.

Lexo të plotë ...   Sot gjysmëfinalistët, akti i dytë i betejës angleze 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 12 prill 2011 Liga e Kampionëve do të zbulojë sot në mbrëmje dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. Të gjithë prozhektorët do të drejtohen në ‘Old Traford”, ku Mançester Unajtid dhe Çelsi do të përballen mes tyre në aktin e dytë të derbit anglez.

Lexo të plotë ...   Java e 27-të e Superligës, fitojnë Tirana e Vllaznia 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 11 prill 2011 Tirana mundi 4-0 Laçin, ndërsa Vllaznia fit0i 3-1 kundër Dinamos. Këto janë rezultatet e dy ndeshjeve të fundit që mbyllën dhe javën 27-të të Superligës. Ndryshe nga të gjitha parashikimet, Tirana e ka patur shumë të lehtë fitoren ndaj laçianëve që kërkonin të ruanin serinë pozitive me objektivin për të siguruar vendin e tretë.
Lexo të plotë ...   Shitet edhe Arsenali. Tani prone e amerikanëve 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 11 prill 2011 Pushtimi i huaj ndaj futbollit anglez zgjerohet më tej, pasi miliarderi amerikan Stan Kroenke ka blerë klubin e Arsenalit. Sipas mediave lokale, operacioni financiar kap shumë 731 milion paund. Kroenke, i cili më parë kishte 30% të aksioneve të skuadrës londineze, ka bërë të ditur se i ka ofruar aksionerëve të tjerë të Arsenalit 11.75 paund për çdo aksion, duke u kthyer në aksionerin kryesor me 63%.
Lexo të plotë ...   Kampionatët evropianë, Borusia hap garën për titullin 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 11 prill 2011 Borusia Dortmund ka barazuar 1-1 kundër Hamburgut duke rihapur më tej garën për titullin kampion në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop kanë ngushtuar në vetëm pesë pikë diferencën në krye të Bundesligës. Hapi fals i hedhur nga Borusia Dortmund ka favorizuar Bajer Leverkusen që pasi ka mundur 2-1 St.Pauli, tani beson më shumë te titulli kampion kur kanë mbetur dhe pesë javë deri në fund të këtij sezoni të Bundesligës gjermane.

Lexo të plotë ...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›