E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri duhej shkarkuar ne 21 janar

Kur kanë kaluar dy javë nga shkarkimi Bahri Shaqirit si drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe emërimi i Visho Ajazit në këtë detyrë, kryeministri Berisha për herë të parë shpjegoi arsyet e këtij shkarkimi.

Sipas kryeministrit, roli i këtij shërbimi për 21 janarin ishte pothuajse inekzistent për të informuar rreth asaj çdo të ndodhte.

Zoti Berisha tregoi se qeveria shqiptare kishte marrë informacione nga agjenci të shërbimeve sekrete të huaja për atë që do ndodhte, por pa specifikuar se cilat ishin ato.

“Zëvendësimi i kreut të SHISH ka pasur dy arsye. Çdo zyrtar i ekzekutivit duhet të jetë me një mandat të caktuar. 21 janari ishte Burime nga më të shumtat, përfshirë agjenci të huaja, informuan qeverinë se 21 janari do të jetë një përpjekje shumë e rëndë për përdorimin e forcës. SHISH nuk dha qoftë edhe një gërmë informacioni për këtë

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë një nga ngjarjet më tragjike. U parapri nga slogane puçiste. Për të gjitha këto, burime nga më të shumtat, përfshirë agjenci të huaja, informuan qeverinë se 21 janari do të jetë një përpjekje shumë e rëndë për përdorimin e forcës. SHISH varet nga kryeministri. Ai nuk dha qoftë edhe një gërmë informacioni. Kjo, me atë që ndodhi, do të ishte një motiv i plotë për ta shkarkuar”, deklaroi Berisha.

Kryeministri dha një përgjigje anashkaluaese kur u pyet nga Top-Channel përse amerikanët nuk u përfshinë në konsultimet për emërimin e Visho Ajazit në krye të SHISH, kur dihet interesimi konstat ndër vite ndaj shërbimit inteligjent prej SHBA-ve.

“Konsultat për problemet e sigurisë me aleatin kryesor janë të pandërprera dhe ne çdo problem që kemi e trajtojmë haptas me aleatët tanë”, theksoi Berisha.

Në vijim të përgjigjes për SHISH, kryeministri Berisha ripërsëriti akuzat ndaj ish-presidentit Topi dhe liderit të opozitës Rama për rolin e tyre në 21 janar, duke theksuar se askush nuk do të mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për atë ngjarje.

“Kurrë Edi Rama nuk do guxonte të ndërmerrte atë që bëri pa mbështetjen direkte të “Topit” të tij. Ky problem po ecën në rrugën ligjore, ai do të hetohet në mënyrën më absolute. Duhet ta dinë ata që e organizuan përpjekjen për të përmbysur me dhunë pushtetin, se hetimi do të jetë i plotë. Shpirtrat e viktimave kërkojnë drejtësi”, deklaroi Berisha.

Braçe: Berisha s’do falet për 21 janarin

Në një mesazh elektronik, deputeti Erjon Braçe komentoi deklarat e zotit Berisha për 21 janarin.

“Sali Berisha është një kriminel tipik. Ka të gjitha karakteristikat e vrasësit, por më gjakatarit ama. Sot i është kthyer vrasjeve shtetërore të 21 janarit! Dhe ka të drejtë! Deri më sot ka pohuar botërisht se ai personalisht ka urdhëruar vrasjet më 21 janar dhe nuk e ka vënë kërkush nën hetim! Kjo nuk ndodh kërkund, veçse në Siri”, thekson Erjon Braçe.

“Harroje se do të ta falë kush vrasjen. Ti mund të vrasësh prapë, një, dy, tre, pesë, dhjetë, njëqind. Amanet do të kthehet drejtësia për ty! Drejtësi me ty, kudo që të jesh”, është shprehur Brace.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›