E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharia nuk është Kushtetutë

1Rreth 64 përqind e votuesve në referendumin për Kushtetutën e re në Egjipt e kanë mbështetur atë.

Lajmin sapo e bëri të ditur komisioni i zgjedhjeve.

Sipas BBC, gjatë votimeve me dy raunde- mbajtur më 15 dhe 22 dhjetor- ka fituar Kushtetuta e re, e mbështetur nga islamikët.

Kritikët thonë se dokumenti, që ka provokuar protesta masive, tradhton revolucionin që rrëzoi Hosni Mubarak.

Kurse presidenti Muhamed Morsi thotë se ai siguron demokracinë dhe inkurajon stabilitetin.

Në total në referendum morën pjesën 32.9 përqind nga 52 milion votues.

Sipas kryetarit të komisionit të zgjedhjeve, Abu Maati, 63.8 përqind e votuesve i thanë pro Kushtetutës.

Kundër Kushtetutës dolën shumë të rinj nga Egjipti, që mendojnë se revolucionin po e vjedhin islamikët. Ata druhen se Kushtetuta e re do e kthejë vendin në një republikë islamike.

Në protestë doli edhe blogger-ja e njohur egjiptiane Aliaa al=- Mahdi. Ajo u bë e njohur për shkak të një blog-u ku postonte fotot e saj nudo në formë proteste.

Kësaj radhe, e shoqëruar nga femrat e organizatës Femen, ajo u zhvesh nudo për të protestuar kundër Kushtetutës.

Në trupin e saj shkruhej: Sharia nuk është Kushtetutë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›