E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i FA pret në takim ambasadorin amerikan

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt.

Në një postim në rrjetet sociale, Kingji shkruan se gjatë takimit i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.

Postimi:

Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt.

Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.

Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›