Shefi i Inteligjencës pakistaneze, vizitë në SHBA

Shefi i Agjencisë së Spiunimit ISI, Ahmad Shuja Pasha, do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në SHBA. Ai është nisur për në Uashington, në një vizitë të paparalajmrëuar paraprakisht.
Kjo vizitë po bëhet vetëm disa ditë, pasi SHBA e kanë pezulluar një të tretën e shumës prej 2 miliardë dollarësh të ndihmës ushtarake për Psakistanin.
Në njoftimin e ushtrisë së Pakistanit, thuhet se gjenerali Shuja Pasha, po udhëtonte në Uashington për koordinimin e çështjeve të inteligjencës. Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të inteligjencës së dy vendeve janë në rënie, prej muajit janar të këtij viti, kur në qytetin Lahore, një kontraktor i agjencisë CIA, i vrau dy pakistanezë.
Raportet u përkeqësuan mëtutje në muajin maj kur gjatë një ndërhyrjeje të fshehtë të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, u vra Osama bin Ladeni.