Shefi i Krimeve te Burrelit ne gjendje te rende

Shefi i Krimeve të Komisariatit të Burrelit, i plagosur një natë më
parë, Musa Skura mbetet në një gjendje të vështirë për jetën.
Plumbat i kane dëmtuar pjesën më të madhe të organeve jetike. Edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai mbetet në gjendje shoku, për shkak të traumave të rënda.
Nderkohe qe pas nje vizite ne spital ministri i Brendshëm Flamur Noka bëri me dije se shefi i krimeve Skura do te transportohet drejt Italise, per nje kurim me te specializuar. Noka duke iu referuar mjekeve tha se ai eshte ne gjendje per ta perballuar fluturimin. Sipas ministrit po hetohet imtesisht per shkaqet dhe rrethanat ne te cilat ndodhi krimi.
Musa Skura, shefi i policisë kriminale në Burrel ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së dieles gjatë një operacioni policor për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim. Policia kriminale e Burrelit u perplas me armë me një grup te rinjsh ne fshatin Suç të rrethit të Matit.
Sipas burimeve të para nga vendngjarja mesohet se në vendin e quajtur “Perroi i Kecit” patrulla e policise që drejtohej nga shefi i krimeve, Musa Skura, i zuri rrugen motorrit me të cilin udhetonin dy te kerkuarit, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. Të ndodhur përballë patrullës policore, dy te rinjtë hapen zjarr drejt policise.
Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri, mbeti i plagosur rende shefi i Krimeve, Musa Skura dhe njeri nga te kerkuarit, Fitim Alla, 19 vjec.
Burime nga policia konfirmojne se i plagosuri tjetër, 19-vjecari Fitim Alla, i cili ishte një nga 2 personat e kërkuar eshte derguar ne Spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut per jeten. Sipas po të njëjtave burime, mësohet se janë shoqeruar për në polici edhe dy persona te tjere, Vilson Milkurti dhe Riges Lifja rreth 20 vjec, te dyshuar dhe këta si pjesëtarë te grupit. Policia beri te ditur se forca te shumta policore te perforcuara dhe me forcat speciale, shkuan per kontroll ne fshatin Suç, pasi mendohet se mund te kete arme dhe municione të tjera te fshehura nga persona te ndryshem.