Shefi i NATO-s: Bisedimet e paqes mund të fillojnë vetëm kur Ukraina të jetë në pozitë të fortë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte thotë se bisedimet e Ukrainës me Rusinë, mund të fillojnë kur Kievi të jetë në pozitë të fortë.
“Ukraina nuk ka nevojë për më shumë ide se si mund të duket një proces paqeje.”, tha ai, shkruan Sky News.
Sipas Rutte, roli i aleancës është të “sigurojë që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të arritur në një pozicion të fortë kur të fillojnë ato bisedime për paqen.
Ai shton se bisedimet e paqes “mund të fillojnë vetëm kur Ukraina të jetë në një pozicion të fortë”.
Rutte deklaroi gjithashtu se dëshiron të shohë “më shumë ndihmë ushtarake dhe më pak diskutime se si mund të duket një proces paqeje”./abcnews.al