E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shefi i NATO-s uron Merz: Mezi pres të punojmë në këtë periudhë kritike për sigurinë e përbashkët

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se ai me padurim që të punojë me Friedrich Merz, duke shtuar se është “jetike” që Evropa të përparojë në shpenzimet e mbrojtjes.

“Urime Friedrich Merz për fitoren e tij zgjedhore sot në Gjermani. Mezi pres të punoj me ju në këtë kohë kritike për sigurinë tonë të përbashkët. Është e rëndësishme që Evropa të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe udhëheqja juaj do të jetë kritike për këtë çështje ”, ka shkruar Rutte në një postim në “X”.

Congrats to @_FriedrichMerz on today’s election victory in 🇩🇪
Looking forward to working with you in this crucial moment for our shared security. It’s vital that Europe step up on defence spending and your leadership will be key.

— Mark Rutte (@SecGenNATO) February 23, 2025

Më herët, kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz kritikoi ashpër administratën e Trump dhe i kërkoi Evropës të distancohej nga Uashingtoni. Ai tha se tani Europa duhet të zgjohet që t’i bëjë ballë valës së re të presionit amerikan, duke krijuar e forcuar strukturat e veta ushtarake, pasi siç tha ai, e ardhmja e NATO-s nuk është më e garantuar.
Merz kritikoi gjithashtu të besuarin e Trump dhe miliarderin e teknologjisë Elon Musk për ndërhyrjen në fushatën zgjedhore gjermane, duke thënë se “ndërhyrja nga Uashingtoni nuk ishte më pak drastike, dramatike dhe në fund jo më pak e pacipë, sesa ndërhyrja që kemi parë nga Moska”./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›