E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kingji merr pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në nivel Shefash Shtabi, në Bruksel

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në nivel Shefash Shtabi, në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Kingji, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.   

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve në këtë takim ishte ecuria e misioneve dhe operacioneve të NATO-s për sigurinë e zonës euroatlantike, rëndësia e planeve të mbrojtjes, rritja e investimeve në mbrojtje dhe inovacion, si dhe vijimi i mbështetjes për Ukrainën.

Gjenerallejtënant Kingji vlerësoi rëndësinë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për stabilitetin në rajon.

Shefat e shtabeve vlerësuan me shumë rëndësi rritjen e investimeve në inovacion, gjetjen e rrugëve të reja inovatore për zhvillimin e kapaciteteve luftarake.

“Në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Bruksel, ku u diskutua mbi zhvillimet në mjedisin e sigurisë, u riafirmua kohezioni i Aleancës dhe masat për shkurajimin dhe mbrojtjen, zhvillimi i kapaciteteve dhe qasja proaktive për adresimin e krizave, vijimi i mbështetjes për Ukrainën dhe efikasiteti i operacioneve dhe misioneve të drejtuara nga Aleanca.”, shkruhet në postimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Kingji.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›