E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shefi i ndihmës i OKB-së: Programi ynë humanitar nuk është më funksional

Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara e ka konsideruar programin actual humanitar si jo funksional. Ai u shpreh se operacioni i organizatës në Gazën jugore nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet.

“Programi ynë humanitar nuk është më një program funksional. Është një përgjigje ndaj mundësive,” theksoi të enjten Koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB-së, Martin Griffiths. “Kamionët që hyjnë në Gaza duhet të lundrojnë në rrugët e shkatërruara dhe vetëm nëse arrijnë ta bëjnë këtë, ndoshta mund të shpërndajnë disa ushqime ose ujë”, shtoi ai.

Që nga e marta, Forcat Ushtarake të Izraelit kanë intensifikuar sulmet e tyre, duke theksuar se ndodhen në pikat strategjike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›