E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shefi i ndihmës në OKB: Ka përparime në lehtësimin e kufizimeve të lëvizjes së ndihmave në Gazë

Shefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara Tom Fletcher ka bërë të ditur se disa kufizime të lëvizjes duket se janë lehtësuar nga Izraeli në Gazë ditën e sotme.

Fletcher thotë në një deklaratë se raportet fillestare tregojnë se më shumë se 100 ngarkesa të ndihmës u mblodhën nga vendkalimet që do të transportoheshin në Gazë.

“Ky është përparim, por sasi të mëdha ndihme janë të nevojshme për të larguar urinë dhe një krizën katastrofike shëndetësore, ” shton ai.

Ndërkaq, nga ana e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë pretendimet se Izraeli është duke e përdorur urinë si armë ndaj civilëve në Gazë.

“Nuk ka asnjë politikë të urisë në Gazë, dhe nuk ka uri në Gazë”, u shpreh Netanyahu.

Sipas tij, Izraeli “mundësoi ndihmën humanitare gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës … Përndryshe, nuk do të kishte Gazanë, ” vijoi ai.

Në përgjigje të rritjes së presionit ndërkombëtar javën e kaluar, Netanyahu zgjeroi ndjeshëm sasinë dhe pikat e hyrjes për ndihmë humanitare në Gaza — duke shënuar një zhvendosje dramatike nga politika e mëparshme e Izraelit që prej muajit mars.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›