Shefi i policisë: Biznesi për skrapin solli arrestimin e kryekomisarit të Korçës, Nikolin Thana

Policia e Korçës
Shefi i Komisariatit të Korçës u prangos duke marrë paratë në hotel. Favorizoi një biznes për shkatërrimin e bunkerëve.
KORÇE/ Nikolin Thana kërkoi para në sy të inspektores së SHKB-së.
Konkurrenca për skrapin e bunkerëve çoi në arrestimin e shefit të Komisariatit të Korçës, Nikolin Thana. Burimet nga grupi i hetimit saktësojnë se denoncimi është bërë nga pronari i një pike që ishte bllokuar në veprimtarinë për shkatërrimin e pikave të zjarrit, ndërsa një tjetër ishte favorizuar nga policia, edhe pse me ligj është i ndaluar ky veprim. Zbardhen detaje të tjera për çështjen e mitmarrjes së 51-vjeçarit Thana, i cili prej rreth 1 viti mbante detyrën e kryekomisarit të Korçës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)