E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi vendos edhe për Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës edhe pse ka përfunduar gjithë procesin e brendshëm zgjedhor tash e një muaj, disa degë të partisë më të madhe në vend vazhdojnë të kenë probleme. Prizreni dhe Vitia janë dy degët, të cilat vazhdojnë të mos kenë kryetarë, shkaku i problemeve të mëdha në këto degë. Për më tepër, akoma nuk dihet kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar dege atje.

Hiç mirë nuk qëndron procesi zgjedhor në komunën e Vitisë, ku disa nëndegë kanë mospajtime me kryetarin aktual atje, Nexhmedin Arifi. Pos këtyre dy komunave është edhe komuna e Gjilanit e cila akoma nuk ka përfunduar me zgjedhjet e degës, por që vonesat në këtë komunë për dallim me Prizrenin e Vitinë thuhet se janë më tepër administrative.

Jozyrtarisht “Zëri” ka mësuar se zgjedhjet në Prizren i ka bllokuar niveli qendror, shkaku i hetimeve me të cilat po ballafaqohet kryetari aktual i kësaj komune, Ramadan Muja. Kryetari Muja vazhdon të jetë i preferuari i kryeministrit Hashim Thaçi për të qenë përsëri kryetar i degës në Prizren, por ngritja e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Themelore ka bërë që shefi të mos ngutet, ka thënë një burim i gazetës i afërt me këtë proces.

“E arsyeja pse nuk po mbahen zgjedhjet akoma, është se po pritet që kandidaturën për zgjedhje ta shpallë edhe Ramadan Muja”, tha ky burim. Por, sipas këtij burimi, është në fund vetë Thaçi ai i cili do ta “emërojë” kandidatin e tij të preferuar. Në garë për të parin e partisë në Prizren, janë edhe Nijazi Kryeziu dhe Nait Hasani.

Vetë Muja nuk ka dashur të tregojë nëse ka vendosur të kandidojë për kryetar dege. “Është punë për mua nëse do të kandidoj apo jo. Ndërsa pse s’po mbahen zgjedhjet akoma, pyetni në kryesi”, tha shkurt kryetari Muja.

Edhe Nait Hasani nuk ka dashur të fiasë për këtë çështje. “Nuk preferoj të fi as për këtë”, tha Hasani. Ndërkaq, Nijazi Kryeziu nuk është paraqitur fare në thirrjet e redaksisë.

Edhe anëtarët e Kryesisë qendrore të PDK-së, kanë hezituar të fiasin për rastin. Hajredin Kuçi, nënkryetar i partisë tha se nuk është në dijeni përse është vonuar zgjedhja e kryetarit të degës. “Nuk e di pse është vonuar procesi, me siguri ka pasur nevojë për konsultime të brendshme”.

Kurse Basri Musmurati, koordinator i zgjedhjeve të PDK-së, i tha gazetës se akoma nuk i ka ardhur radha zgjedhjes së kryetarit të degës në Prizren. “Procesi nuk është bllokuar, por thjesht nuk i ka ardhur radha akoma. Besojmë se javën e ardhshme do të kuptojmë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve edhe atje”, tha Musmurati.

I pyetur nëse PDK-ja do të lejojë kryetarin aktual, Ramadan Muja, që të rikandidojë për kryetar dege, ndonëse gjendet në proces hetimor, Musmurati tha se “derisa nuk ka vendim të gjykatës për fajësinë e tij, ai ka të drejtë të kandidojë”.
Sa i përket komunës së Vitisë, përplasjet mes disa nëndegëve me kryetarin aktual Nexhmedin Arifi , kanë qenë edhe publike, ku vetëm disa ditë më parë, disa nëndegë e kanë akuzuar kryetarin se po nxit urrejtje dhe dhunë brenda partisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Por këto përplasje, Musmurati i quan mosmarrëveshje të vogla dhe kaluese. “Kanë qenë disa mosmarrëveshje të vogla, por të cilat janë zbutur dhe besoj se kanë kaluar. Në këtë komunë kanë mbetur edhe dy nëndegë për të përfunduar me zgjedhje dhe shpejt do të mbahet edhe ai për kryetar të degës”, tha Musmurati.

Gazeta është munduar të fiasë me kryetarin Arifi , por ai nuk është paraqitur./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›