E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefja e FMN-se akuzohet per abuzim me pushtetin

Policia franceze kontrolloi apartamentin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në Paris, në kuadër të një hetimi “për abuzimin me pushtetin”, gjatë kohës kur ajo kryente detyrën e Ministres së Financave të Francës”.

Prokurorët po përpiqen të përcaktojnë nëse ajo ka ndikuar në panelin e gjykatësve, i cili në vitin 2008 urdhëroi që banka “Credit Lyonnais”, të paguante një dëmshpërblim prej 400 milionë eurosh për biznesmenin Bernard Tapie, një prej mbështetësve të ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy.

Lagard ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj saj. Çështja “Tapie- Credit Lyonnais” ka të bëjë me konsulencën që banka i dha biznesmenit për shitjen e firmes “Adidas”, në fillimvitet 1990 dhe veçanërisht faktin se instituti, fillimisht bleu kompaninë nga Tapie, për ta shitur me pas, me një çmim më të lartë.

Kësisoj, në vitin 2008, gjykata vendosi për dëmshpërblimin e Tapie, prej 403 milione eurosh, duke pranuar gabimet e Bankës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›