Shehi – Alibeaj në një koalicion, dy forcat politike shpallin kushtet për bashkëpunim me partitë e tjera

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” dhe “Partia Djathtas 1912” do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 11 majit.
Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj ftuan sot çdo parti që t’i bashkohet koalicionit, duke theksuar se mbështetja ndaj SPAK-ut është kushti kryesor për bashkëpunimin.
“LZHK dhe Djathtas 1912 i qëndrojnë ftesës për bashkëpunim me çdo subjekt politik që dakordësohet me këto parime: 1.Mbështetja pa rezerva ndaj SPAK dhe GJKKO në hetimin dhe gjykimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. 2.Orientimi perëndimor i Shqipërisë. 3.Vijimi i përpjekjeve për një Kod Zgjedhor me lista të hapura.”
Mësohet se edhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, është përfshirë në negociata me Shehin dhe Alibeajn, por ende nuk ka një marrëveshje nëse do të garojnë së bashku në një koalicion.