E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehi: E djathja ka prekur fundinduhen ide e personazhe të reja

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Kur kanë mbetur rreth dy javë nga mbledhja e parlamentit të ri, dhe Partia Demokratike lë qeverisjen, Dashamir Shehi sugjeron një opozitë të fortë e konstruktive, që duhet përqendrojë energjitë e saj tek reformat kushtetuese. Ai vlerëson se janë të domosdoshme ndërhyrjet në ligjin e zgjedhjeve dhe në ndarjen administrative të vendit. Kjo lloj opozite sipas Shehit kërkon një riorganizim të së djathtës, personazhe dhe ide të reja e shmangie të të bërit politikë rurale.

"Kjo maxhorancë që ishte sot ka takuar fundin. Kaq poshtë nuk ka qenë ndonjëherë në 20 e ca vjet. Tani i takon ngjitja, por ngjitja do të bëhet me personazhe të reja, ide të reja. Duhet të largohet nga kjo butafori politike, pak rurale", thotë Shehi. Por a mundet Lulzim Basha të ushtroj detyrën e kryetarit të PD, me Sali Berishën ende aktiv në politikë? "Unë e gjykoj që zoti Basha i ka të gjitha mjetet e nevojshme.

Është kryetar i partisë më të madhe opozitare, është kryetar i bashkisë më të madhe të Shqipërisë. Berisha në një farë mënyre është larguar", thotë Shehi. Në zgjedhjet e 23 qershorit PD kërkoi marrjen e një mandati të tretë por shqiptarët votuan aleancën e majtë duke i dhënë asaj 83 mandate.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›