E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet arkivi ne Keln

Ndertesa e arkivit shteteror si dhe 2 ndertesa afer tij ne qytetin e Kelnit ne Gjermani jane shembur. Per pasoje nje person eshte lenduar ndersa 9 te tjere rezultojne te zhdukur. Informacioni behet i ditur nga zjarrfikesit. Ne vendngjarje punojne rreth 200 punonjes te skuadrave te shpetimit. Punonjes te arkivit por edhe vizitore te tij kane mundur te largohen ne kohe pasi kane degjuar zhurma te cuditshme ne pallatin qe daton vitet 70. Mediat vendase thone se shkak i shembjes jane bere punimet e ristrukturimit per zgjerimin e linjes se metrose, hipoteze qe nuk pranohet nga autoritetet. Banoret jane evakuar nga zona pasi edhe dy ndertesat ne afersi te arkivit historik te Kelnit jane shembur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›