E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet çatia e një supermarketi në Korenë e Jugut, 38 persona të plagosur –

Paniku shpërtheu në qytetin e Koresë së Jugut, Daegu, të shtunën në mëngjes kur çatia e një supermarketi u shemb. Nga kjo ngjarje mësohet se plagosen 38 persona.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:16 të mëngjesit sipas orës lokale në zonën Gwaneum-dong, ndërsa brenda dyqanit ndodheshin 66 klientë, të cilët arritën të shpëtonin vetë. Sipas autoriteteve lokale, të gjitha lëndimet përshkruhen si të lehta, ndërsa nëntë persona u dërguan në spital.

Nuk është raportuar për vdekje. Presidenti Lee Jae-myung u informua për incidentin dhe urdhëroi autoritetet të bënin çdo përpjekje për të trajtuar situatën.

Kryeministri Han Seong-sook bëri thirrje gjithashtu për mobilizimin e të gjithë personelit dhe pajisjeve të disponueshme, si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor për të plagosurit. Shkaqet e sakta të shembjes mbeten të panjohura dhe do të hetohen nga autoritetet kompetente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›