Shembet doku i portit, 7 persona të vdekur në Georgia të SHBA

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Georgia, SHBA, pasi doku i një porti tragetesh u shemb në ishullin Sapelo.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:30 me kohën lokale, ndërsa njerëzit ishin mbledhur për një festë kulturore.
Shumë persona janë dërguar në spital dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen e vendkalimit, i cili lidhte një dok të jashtëm ku njerëzit hipin në traget. Brian Kemp, guvernatori i Georgias, tha se ai dhe familja e tij ishin “zemërthyer” nga tragjedia.
Presidenti amerikan Joe Biden reagoi duke thënë se ai dhe gruaja e tij vajtojnë për jetët e humbura dhe “luten për të plagosurit dhe këdo që është ende i zhdukur”./ BBC
/rtsh.al/