Shembet gjatë rinovimin kulla mesjetare në Romë

Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pranë rrënojave të famshme të Forumit Romak, është shembur pjesërisht të hënën, gjatë punimeve për rinovimin e strukturës, duke lënduar rëndë të paktën një punëtor, raportuan mediat italiane.
Tre punëtorë janë shpëtuar ndërsa njëri ka mbetur i bllokuar brenda strukturës, ka raportuar gazeta Corriere della Sera.
Gjatë operacionit të shpëtimit nga zjarrfikësit, një pjesë tjetër e kullës është shembur, duke shkaktuar shumë pluhur dhe mbeturina.
Zjarrfikësit që ndodheshin në një të lëvizshme zbritën shpejt kur ndodhi shembja shtesë.
Torre dei Conti u ndërtua në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III si një vendbanim për familjen e tij.
Kulla ishte dëmtuar në një tërmet të vitit 1349 dhe kishte pësuar shembje të mëvonshme në shekullin e 17-të. Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje ishin si kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ashtu edhe ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli.
Dramatic scenes in Rome as mediaeval landmark Torre di Conti partially collapses.pic.twitter.com/dcfkI8TtsL
— Wanted in Rome (@wantedinrome) November 3, 2025