E Martë, 3 Nëntor 2026

Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, tre punëtorë të vdekur

Një kantier ndërtimi është shembur në periferi të Firences, ku po punohej për ndërtimin e një supermarketi.

Tre punëtorë kanë vdekur, ndërsa tre punëtorë të tjerë, të nxjerrë të gjallë, u dërguan në spitali, dy në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje dhe po punojnë për të shpëtuar punëtorët e tjerë.

Sipas informacioneve fillestare mbi dinamikën e aksidentit, në kantierin e supermarketit në ndërtim në via Mariti ka pasur një kolaps të konsiderueshëm të një prej shtyllave kryesore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›