E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shembet mbikalimi në Shkodër/ Nuk ka persona të lënduar, hetohen shkaqet

Një mbikalim këmbësorësh u shemb pjesërisht mesditën e kësaj të premteje në Shkodër.

Ngjarja ndodhi pranë urës së Bahçallëkut, ku një kamion që transportonte një vinç goditi strukturën metalike. Fatmirësisht në momentin e rrëzimit nuk pati këmbësorë në lëvizje si dhe automjete të tjera.

Si pasojë, u bllokua për disa minuta qarkullimi i makinave. Rruga u hap pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, që bëri të mundur heqjen e strukturës metalike. Ndërkohë shoferi i kamionit, i cili u identifikua pasi u largua nga vendngjarja, u procedua penalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›