E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëmbet miniera në Afganistan27 të vdekur, 14 në gjendje të rëndë

AFGANISTAN- Plot 27 minatorë afganë të bllokuar nëntokë, janë gjetur të vdekur në very të provincës së Samangan. Zëdhënësi i kryetarit vendas, Mohammad Seddiq Azizi, tha se njerëzit ishin duke punuar në minierën e qymyrit kur një pjesë e saj u shemb.
 
Katër pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit u plagosën rëndë, 14 të tjerë gati u asfiksuan nga tymi, por arritën të shpëtonin.
 
Një zyrtar tha se skuadrat e shpëtimit nuk kishin pajisjet e nevojshme.
 
Afganistani është i njohur për rrezervat e mëdha të naftës, gazit, kobaltit, arit, litiumit dhe bakrit.
 
Vendi është gjithashtu i njohur për numrin e madh të resurseve minerale. Në 2010, Ministri i Minierave afgan deklaroi se rezervat e tyre vlenin rreth 1 trilion dollarë.

Redaksia Online
(e.n/e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›