E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Një miniere e paligjshme ari në jugperëndim të Kolumbisë është shembur, njoftojnë mediat e huaja. Si pasojë  13 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me vështirësi për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës.

Zyrtari i qeverisë së rajonit Nariño, Freddy Gamez, tha për mediat lokale se një argjinaturë u shemb mbi punëtorët për shkak të lëvizjeve brenda minierës.

Sipas një burimi qeveritar rajonal, një shpërthim brenda minierës shkaktoi zhvendosjen dhe rënien e dheut mbi punëtorët.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›