E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shembet ndërtesa në Francë, dy të vdekur

Pas shpërthimit që rrafshoi një ndërtesë katër katëshe në qytetin francez të Marsejës, janë gjendur dy trupa të pajetë. Ekipet e shpëtimit po vijojnë ende punën intensive, për të gjetur edhe 6 persona që dyshohet se janë nën rrënoja.

Kryebashkiaku i Marsejës tha se viktimat janë një çift rreth të 30-tave.

Komandanti i zjarrfikësve të Marsejës sqaroi se autoritetet kanë hasur vështirësi në kërkime, pasi zjarri nuk është shuar plotësisht. “Ende kemi tym, materiale që digjen nën rrënoja” tha ai.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është zbuluar, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Por sipas dyshimeve të deritanishme, gjithçka mund të jetë shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit. 200 persona u evakuuan nga ndërtesat pranë objektit ku ndodhi shpërthimi.

Më shumë se 100 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët që pasuan shpërthimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›