E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet një pjesë e fasadës së një pallati në Durrës, dëmtohet një automjet

Një incident është regjistruar pasditen e së hënës në lagjen nr. 4 të Durrësit, pranë Stacionit të Trenit, ku një pjesë e fasadës së një pallati të vjetër është shembur dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e rënies së suvasë është dëmtuar një automjet i parkuar pranë godinës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Pas incidentit, automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur rrezikun për kalimtarët dhe mjetet që qarkullojnë.

Sipas burimeve paraprake, pritet që strukturat përgjegjëse të kryejnë kontrolle dhe verifikime për gjendjen e pallatit, me qëllim vlerësimin e sigurisë së fasadës dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›