E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet nje sektor historik i Murit te Berlinit

Një firmë gjermane ndërtimi ka shembur një pjesë të një sektori historik të murit të Berlinit pavarësisht protestave. Ndërtuesit kanë hequr katër segmente të së ashtuquajturës Galeri Lindore në orët e para të mëngjesit. Më shumë se 200 forca policie kanë qenë të pranishme për të monitoruar situatën. Protestuesit janë shprehur se muri i cili dikur ndante Berlinin lindor nga ai perëndimor deri në vitin 1990, duhej të ishte lënë i tillë si një monument për lirinë. Në zonë do të ndërtohen banesa luksoze. Por banorët e kryeqytetit gjerman janë shprehur të zhgënjyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›