E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shembet struktura në një port në SHBA, vdesin 7 persona

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u dërguan në spital pas shembjes së një strukture druri që lidhet me tragetet në ishullin Sapelo të Georgias.

Sipas mediave të huaja, të paktën 20 persona ranë në ujë kur u shemb struktura. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa shumë persona ishin mbledhur për një festë.

“Ajo që duhet të ishte një festë e gëzueshme e kulturës dhe historisë së Gullah-Geechee u shndërrua në një tragjedi,” tha presidenti Joe Biden./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›