E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembja e 2 ndërtesave në Liban, shkon në gjashtë numri i viktimave

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga shembja e dy ndërtesave në Liban.

Ndërkohë fillimisht u raportua për një ndërtesë të shembur, më pas gjatë hetimeve rezultoi se edhe një tjetër që ishte ngjitur kishte pësuar shembje.

Gjatë ndërhyrjeve të para autoritetet shpëtuan tre persona duke i nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Ekipet e shpëtimit vijuan kërkimet menjëherë, por fatkeqësisht 6 persona rezultuan të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Bab Tabbanes, në një zonat më të varfra të qytetit të dytë më të madh në Liban.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›