E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shembja e kullës mesjetare në Romë, humb jetën punëtori që mbeti nën rrënoja

Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pranë rrënojave të famshme të Forumit Romak, është shembur pjesërisht të hënën, gjatë punimeve për rinovimin e strukturës, duke lënduar rëndë të paktën një punëtor.

Punëtori 66-vjeçar rumun Octay Stroici humbi jetën rrugës për në spital, pasi u bllokua 11 orë nën rrënoja, shkruan tgcom24.

Torre dei Conti u ndërtua në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III si një vendbanim për familjen e tij.

Kulla ishte dëmtuar në një tërmet të vitit 1349 dhe kishte pësuar shembje të mëvonshme në shekullin e 17-të.

Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje ishin si kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ashtu edhe ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›