E Premte, 6 Nëntor 2026

Shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Serbi, shkon në 14 numri i viktimave

Ka shkuar në 14 numri i viktimave në Serbi, pasi çatia e një stacioni hekurudhor u shemb të premten. Më shumë se 30 persona u plagosën. Ndërsa dy persona janë nxjerrë nga rrënojat dhe u transportuan në spital.

Banorët vendas ndezën qirinj jashtë stacionit të trenit, ndërkohë qeveria shpalli një ditë zie të shtunën. Kryeministri Millosh Vuçeviç shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të prekura nga fatkeqësia.

Vuçeviç shtoi se përgjegjësit për situatën do të vendosen para drejtësisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›