E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembje dhe mungese sinjalistike

Supervizoret Shembjet pasoje e gabimeve ne projekt. Projekte te reja per shembjet ne fshatin Pobreg dhe ne By Pass-in e Kukesit.


BechtelEnka megjithese e kontraktuar me celesa ne dore merr fonde nga buxheti i shtetit per shembjet ne aksin Rreshen-Kalimash. Autostrada Kukes-Morin


Kukes - Shembje ne disa vende mungese sinjalistike e trafikndaresesh por edhe shume te aksidentuar per nje periudhe tremujore ku pese prej tyre jane me pasoje vdekjen.


Kjo eshte panorama qe paraqet autostrada Kukes-Morine me pak se dy vjet pas leshimit per qarkullim. Nderkohe qe shembje jane verejtur edhe ne aksin Rreshen-Kalimash e kontraktuar nga BechtelEnka por ne kete segment po vazhdon puna per riparimin e shembjeve.


Ne favor te kompanise BechtelEnka ka shkuar nje vlere prej 953 milione lekesh ku ministri i Transporteve Sokol Olldashi e ka argumentuar kete shtese fondi per kompanine ndertuese per te eliminuar shembjet e ndodhura ne Geziq dhe ne afersi te Repsit.


Nese jane te verteta ato qe shkruan shtypi per akordimin e ketij fondi kemi te bejme me shkelje te ligjit pasi BechtelEnka eshte e kontraktuar me celesa ne dore ku ka qene kjo kompani qe ka bere edhe projektin edhe zbatimin e tij nderkohe qe ne baze te kontrates rruga ka nje garanci trevjecare dhe brenda kesaj periudhe kompania duhet te marre persiper riparimin e defekteve me shpenzimet e saj -shprehet njeri nga ish-supervizoret e kompanise supervizore italiane Tecnic Sintagma SS qe kane monitoruar punimet ne autostraden Kukes-Morin.


Lidhur me shembjet e ndodhura ne kete segment ai ngarkon me pergjegjesi sektorin e projektimit. Sipas specialistit projekti i kesaj rruge eshte me mjaft defekte ku ne pjesen qe ka ndodhur shembja nuk kane qene te planifikuar mure mbajtese betoni apo gabiane pavaresisht se strukturat e dheut jane te paqendrueshme.


Nderkohe drejtori rajonal i Rrugeve Arben Basha ka bere te ditur se persa i perket shembjes se rruges ne fshatin Pobreg Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka ngarkuar nje grup projektimi per nje projekt te ndryshuar qe do te eliminoje shembjen.


Ndryshimi i projektit e perjashton firmen nga pergjegjesite pasi edhe me kete rast firma zbatuese ne baze te kontrates mban pergjegjesi per eliminimin e demeve ne rruge tre vjet pas dorezimit te objektit. Edhe per shembjen ne By Pass-in e Kukesit specialistet ngarkojne me pergjegjesi zyrat e projektimit.


Projektet ne Shqiperi behen pa oponence. Kjo eshte me pasoja per cilesine e investimeve qe realizohen ne kete vend. I tille eshte edhe rasti i By Pass-it te Kukesit por edhe i rruges Kukes-Morin ku projekti paraqet mjaft mangesi shprehet supervizori.


Nderkohe qe ai eshte shprehur edhe per nje pune me cilesi mjaft te dobet ne By Pas-in e Kukesit. Megjithate ende nuk eshte kryer asnje nderhyrje megjithese ka nje vit qe kjo rruge eshte shembur nderkohe qe shembja ka avancuar ne keto dite te reshjeve duke e bere ate gati te pakalueshme.


Edhe per kete shembje supervizoret thone se Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve do te beje nje projekt te ri. Por keto projekte sipas tyre do te mbeten ne sirtar pasi nuk ka fonde per ti zbatuar. Nderkohe qe gabimet ne projekt thuhet se perdoren nga firmat zbatuese per ti shpetuar ndeshkimit per pune pa cilesi apo per eliminimin e demeve me shpenzimet e tyre.


Sipas specialisteve del si domosdoshmeri nderhyrja urgjente e shtetit konkretisht e Ndermarrjes se Rrugeve ne By Pass-in e Kukesit me nje projekt me mure mbajtese me rrjete apo me gabiane per te shpetuar jeten e familjareve dhe rrugen ne teresi nga demtimi i plote i saj.


By Pass-i i Kukesit eshte vene ne funksionim rreth nje vit me pare. Por vetem dy muaj pas venies ne funksionim nje pjese e rruges ka pesuar nje shembje ne nje gjatesi prej 100 metrash dhe me nje lartesi prej 50 metrash.


Ky segment ka filluar se ndertuari fillimisht si pjese kryesore e arteries se autostrades Kukes-Morin por me pas u shnderrua ne rruge hyrese te qytetit te Kukesit. Kjo ndodhi pas ndryshimeve qe pesoi projekti kohe ne te cilen ishin realizuar me shume se 500 mije euro germime.


Autostrada Kukes-Morin qe perben rreth 25 per qind te te gjithe gjatesise nga Rresheni ne Morin apo rreth 12 per qind te gjatesise nga Durresi ne Morin qe nga perfundimi i saj eshte shnderruar ne nje mall pa zot. Firmat kontraktore kane kohe qe jane larguar duke e lene rrugen ne meshire te fatit. Ne shume pjese te kesaj rruge kane ndodhur shembje nderkohe qe eshte vjedhur dhe shkaterruar sinjalistika rrugore e sapovendosur.


Ne disa segmente te autostrades Kukes-Morin mungon sinjalistika rrugore ndersa ne te gjithe gjatesine e saj mungojne trafikndareset. Mungesa e tyre prej me shume se dy vjetesh eshte bere shkak per aksidente te shumta.


Burime nga Drejtoria Rajonale e Rrugeve ne Kukes kane bere te ditur per Shekulli-n se eshte shpallur firma fituese e tenderit per vendosjen e trafikndareseve nga Myc-Mamezi deri ne Morin.


E njejta firme ka vendosur trafikndarese edhe ne segmentin e autostrades nga Rresheni ne Kalimash. Vendosja e trafikndareseve do te pengonte edhe hyrjet e shumta ne autostrade qe po behen aktualisht nga banore te fshatrave perreth autostrades nderkohe qe ne baze te projektit ne segmentin Morin-Kukes-Myc-Mamez eksistojne dy mbikalime ne Bardhoc dhe Gostil si dhe rrethrrotullimi ne afersi te Kukesit ne verilindje te tij. Gjithashtu do te jete nje mbikalim ne Myc-Mamez dhe nje rrethrrotullim ne Fushe-Dukagjin.


Por pergjate gjithe autostrades qe nga Morini deri ne Myc-Mamez jane shenuar dhjetera nderhyrje nga fshatrat dhe lagjet qe banojne ne afersi te segmentit Morin-Kukes-Myc-Mamez. Megjithese kjo rruge eshte e parametrave autostradale nderhyrjet e shumta nga rruget dytesore bejne qe te mos konsiderohet e tille.


Shenimet e redaktorit


Projekti i kesaj rruge eshte me mjaft defekte ku ne pjesen qe ka ndodhur shembja nuk kane qene te planifikuar mure mbajtese betoni apo gabiane pavaresisht se strukturat e dheut jane te paqendrueshme.


Nderkohe drejtori rajonal i Rrugeve Arben Basha ka bere te ditur se persa i perket shembjes se rruges ne fshatin Pobreg Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka ngarkuar nje grup projektimi per nje projekt te ndryshuar qe do te eliminoje shembjen


Projektet ne Shqiperi behen pa oponence. Kjo eshte me pasoja per cilesine e investimeve qe realizohen ne kete vend. I tille eshte edhe rasti i By Pass-it te Kukesit por edhe i rruges Kukes-Morin ku projekti paraqet mjaft mangesi shprehet supervizori


Ne shume pjese te kesaj rruge kane ndodhur shembje nderkohe qe eshte vjedhur dhe shkaterruar sinjalistika rrugore e sapovendosur. Ne disa segmente te autostrades Kukes-Morin mungon sinjalistika rrugore ndersa ne te gjithe gjatesine e saj mungojne trafikndareset

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›