E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembje në disa akse rrugore, dherat dhe gurët shkaktojnë vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Moti me shi në juglindje të vendit ka bërë që të ketë shembje masive në disa segmente të rrugës nacionale Maliq–Lozhan–Moglicë, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin e automjeteve.

Situata paraqitet më problematike në dalje të Lozhanit, ku përveç rrëshqitjes së dherave dhe shkëmbinjvejanë konstatuar edhe dëmtime të rënda në bazamentin e rrugës.

Në disa pjesë të aksit, kalimi realizohet vetëm në një korsi, ndërsa ngushtimi i rrugës dhe dëmtimi i strukturës së saj e bëjnë lëvizjen të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme edhe në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen duke shkaktuar shembje të mëdha dherash.

Kjo rrugë është e bllokuar totalisht për qarkullimin e automjeteve mbrëmjen e kaluar si pasojë e shembjes së një masivi dheu e pemësh.

Një masiv i madh dheu ka rënë mbi rrugë në vendin e quajtur “Sukbull” ku ka bllokuar gjithë karrexhatën.

Shumë automjete që po lëviznin drejt Burrelit apo Rrëshenit janë kthyer mbrapsht pasi rruga është e pakalueshme.

Ndërkohë në Qafë Thore rruga  vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e reshjeve intensive  të dëborës dhe orteqeve të herëpas hershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›