E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembje në rrugën Kir-Shosh, aksi vijon të mbetet i bllokuar. Rrugët e tjera kalohen pa probleme

Këto janë pamjet nga rruga Kir-Shosh e cila prej ditës së shtunë vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga moti i keq.

Grupet e punës janë në terren duke punuar për zgjidhjen e situatës por ndërkohë këshillohet shmangia e këtij aksi.

Rruga Bogë–Theth nga ana tjetër është e kalueshme, por automjetet duhet të jenë të pajisur me goma dimërore, nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore.

E njëjta situatë paraqitet edhe në akset Koplik–Bogë dhe Dedaj–Razëm, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të së dielës ka pasur reshje shiu.

Në aksin Tamarë–Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Edhe pse ka prani të gurëve në disa segmente, borëpastrueset janë në terren.

Ndërkohë ka  probleme me furnizimin me energji elektrike në fidrat Zagorë, Vrakë dhe Kelmend të Malësisë së Madhe, ku grupet e OSHEE po përpiqet të rikthejnë dritat./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›