Shembulli i Gegës, kavalieri shqiptar i Alpeve Europiane
Projektuesi i rrugëve dhe i hekurudhave inxhinieri Karl Gega, ose ndryshe “Kavalieri Karl Gega”, lindi në Venecia në vitin 1802 nga prind me origjinë shqiptare dhe vdiq në Vjenë në vitin 1860. Ai studioi hekurudhat angleze, europianë dhe ato amerikane. Bëri shume projekte dhe i realizoi në Austri dhe në krahinën e Venedikut-Itali. Ai i shpoi me tunele Alpet qendrore Europiane dhe kështu ka arritë të hapi rrugë hekurudhore, në një kohë kur as që mund të mendohej për të tilla sfida. Për ketë ai u mbiquejt “Kavalieri i Alpeve”.
Ai u ngarkue me detyra të larta të sektorit të konstruktimit të rrugëve dhe të hekurudhave të perandorisë Austro-Hungareze. Fliste rrjedhshëm gjermanisht, italisht dhe frëngjisht. Në sallën e brendshme të “Stacionit Central” hekurudhor të Triestes atij i është ngritur një bust për të nderuar. (shih fotografinë)
Emrin e këtij shqiptari të falshëm e mban sot një rrugë në Trieste. Edhe në Vjenë njëra nga rrugët ka emrin e Gegës. Kushdo që don të dijë ma shumë për ketë intelektual të vërtetë me origjinë shqiptare, mund të hapin internetin ku ka shume site që flasin për Atë.