Shëndeti i Navalnyt, mediat pro-Kremlinit hedhin poshtë ankesat shëndetësore të Alexeit

Ankesat e opozitarit rus Alexei Navalny për mos marrje të shërbimit shëndetësor në burg, janë hedhur poshtë nga mediat pro-Kremlinit. Media Pro-Kremlin nisi një ofensivë kundër kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny duke synuar të hedhë poshtë ankesat e tij për keqtrajtim dhe mungesë të kujdesit mjekësor në gjatë vuajtes së dënimit në burg. Të mërkurën, 44-vjeçari Navalny njoftoi se kishte filluar një grevë urie duke kërkuar trajtimin e duhur mjekësor në burg pasi kishte përjetuar dhimbje të forta shpine dhe mpirje në këmbë. Lideri I opozitës ruse po vuan një dënim prej 2 vite e gjysmë për akuzat e vjetra të mashtrimit, në një burg rreth 100 kilometra (62 milje) në lindje të Moskës, i njohur për disiplinën e saj të ashpër. Një faqe uebi publikoi pamje nga burgu ku vuan dënimin Navalny. Disa video duket një pavion i burgut , tregon një burrë që i ngjan shumë Navalny, i veshur me një uniformë blu të errët me kokë të rruar. Videot datojnë me 26 Mars, pak më pak se dy javë pasi ai u transferua në këtë burg dhe një ditë pasi ai tha publikisht se shëndeti i tij po përkeqësohej. Duke e përshkruar Navalny si një “imitues të paturp”, Life.ru shkroi se ai ishte duke ecur përreth dhe ishte mosrespektues i autoriteteve të burgut, megjithëse videot e publikuara nuk kanë zë. Në postimet në mediat sociale, Navalny ka akuzuar zyrtarët e burgut për “tortura” përmes privimit të gjumit dhe tha se ai humbi tetë kilogramë që kur arriti në këtë burg dhe para se të fillonte grevën e urisë.