“Shenjat e Krimit” rikthehet me sezonin e dytë

Rikthehet këtë të dielë sezoni i dytë i emisionit ‘’Shenjat e krimit’’.
Episodi i pare: “Kthimi fatal dhe fluturimi i fundit i Gilmando Danit”, një histori që rikthen vëmendjen tek një prej ngjarjeve më të diskutueshme të ditëve të fundit. Përmes materialeve ekskluzive, rindërtimit të kronologjisë dhe analizës së detajuar, emisioni sjell çdo element që lidhet me udhëtimin e fundit të Gilmando Danit dhe rrethanat që çuan në përfundimin tragjik.
“Shenjat e Krimit” synon edhe këtë sezon të sjellë një qasje profesionale në trajtimin e ngjarjeve, duke kombinuar faktet, dëshmitë dhe hetimin gazetaresk me synimin për të informuar publikun dhe për të rikthyer vëmendjen tek çështje që nuk duhet të harrohen.
Çdo të dielë në ekranin e Fax News, ora 20:00!