Shenjat e planetit të parë të gjetur jashtë galaktikës sonë

Astronomët kanë gjetur të dhëna se cili mund të jetë planeti i parë që do të zbulohet ndonjëherë jashtë galaktikës sonë. Gati 5,000 “ekzoplanetë” – botë që rrotullohen rreth yjeve përtej Diellit tonë – janë gjetur deri më tani, por të gjitha këto janë vendosur brenda galaktikës Rruga e Qumështit.
Sinjali i mundshëm i planetit, i zbuluar nga teleskopi me rreze X Chandra i NASA-s, është në galaktikën Messier 51. Kjo është e vendosur rreth 28 milionë vite dritë larg nga Rruga e Qumështit, raporton BBC. Ky rezultat i ri bazohet në tranzit, ku kalimi i një planeti përpara një ylli bllokon një pjesë të dritës së yllit dhe jep një rënie karakteristike të shkëlqimit që mund të zbulohet nga teleskopët. Kjo teknikë e përgjithshme tashmë është përdorur për të gjetur mijëra ekzoplanete.