Shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Nuk e di kush mund të jenë autorët!

Gruaja e Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër.