E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenohen dy te plagosur evitohet tragjedia te Ali Demi zjarri vihet nen kontroll

Foto ilustruese

Tirane 7 mars 2011 NOA- Update shte evituar shperthimi i mundshem i karburantit i cili ndodhej ngjitur me shtepine e cila u perfshi nga flaket mengjesin e sotem ne lagjen e quajtur Ali Demi.

Burime zyrtare nga policia konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se fatmiresisht zjarri nuk ka perfshire karburantin por ka lene te plagosur nene e bir te cilet mesohet se ndodheshin ne banese.

Mariglen dhe Shemsie Ramadani jane dy te plagosurit por sipas te dhenave paraprake djali eshte me shume i demtuar ndersa nena ka marre vetem plage te lehta dhe te dy ndodhen ne spital per tu kuruar.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Ali Demi ku flaket kane perfshire nje shtepi private por rreziku eshte bere me i madh pasi prane godines ishte nje karburant i cili si pasoje e flakeve mund te shkaktohej nje shperthim.
Ajo qe ka ngjallur shqetesim eshte fakti se thuajse ngjitur me shtepine eshte nje pike karburanti e cila rrezikohej te perfshihej nga flaket.

Por per te evituar nje shperthim te mundshem forcat e zjarrfikesve dhe policise kane mberritur ne vendngjarje per te vene nen kontroll situaten dhe per te evituar rrezikun i cili tashme nuk ekziston me pasi situata eshte normalizuar.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeProtestat ne vendet arabe po lendojne shume njerezPolicia zhvendos makinen e Gjokutaj evitohet aksidenti LidhjeAli Demi evituar karburantit nene e bir shperthimi te plagosur zjarrfikes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›