Shenohen incidentet e para ne Kosove

Prishtine 12 dhjetor NOA- Procesi i votimit i nisur qetesisht ne Kosove per zgjedhjet e para pas Pavaresise nuk mundi ti shpetonte incidenteve te izoluara.
Pas sulmit te ndodhur gjate nates prane zyrave te KFOR-it danez ne Zubin Potok ku kjo zyre u sulmua nga persona te panjohur incidentet pasuan njeri-tjetrin.
Te paret kane qene serbet qe kane bojkotuar procesin e votimit duke apeluar kunder ketyre zgjedhjeve pasi i kane cilesuar si zgjedhje qe nuk i zhvilllon shteti i tyre dhe si te tilla ata nuk do te marrin pjese.
Nje incident tjeter ka ndodhur gjate ores 0900 ne komunen e Shterpces ne Kosove. Lajmi behet publik nga mediat kosovare te cila u referohet burimeve brenda policise se Kosoves.
Raportohet se incidenti ka ndodhur ne fshatin Bitice te komunes Shterpce ku kryetari i komunes Bratisllav Nikolic ka sulmuar fizikisht kryetarin e Komisionit Zgjedhor.
Ky incident shenon te parin rast ne radhet e anetareve te komisioneve te qendrave te votimit.
Kryetarja e Komisionit Qendro te Zgjedhjeve ne Kosove tha se ky institucion do te komentoj incidente dhe ndikimin qe ato mund te kene pasur ne votime vetem pas daljes se raporteve zyrtare nga Policia e Kosoves.
a.y/NOA