Shenon Kapllani Cana titullar ne derbi
Edmond Kapllani vazhdon te tregoje nje forme shume te mire me skuadren e Paderbornin. Ne ndeshjen e djeshme te cilen skuadra e tij e fitoi 3-0 ndaj Fortuna Dyseldorfit sulmuesi kuqezi shenoi golin e dyte dhe te sigurise ne minuten e 81-te. Ky ishte goli i katert sezonal per te me fanellen e Paderbornit ne shtate ndeshje te zhvilluara. Nderkohe Besart Berisha dhe Jurgen Gjasula kane luajtur te dy si titullare respektivisht me Bilefeldin dhe Frankfurtin. Hamdi Salihi gjithashtu ka luajtur si titullar me skuadren e Rapidit te Vienes i cili barazoi ne transferte. Ndersa Cana ka luajtur si titullar me Gallatasarajin ndaj Fenerbaces ne ndeshjen e pare te Geroge Haxhit si trajner. Mesfushori kuqezi u zevendesua ne minuten e 67-te te takimit.